Pak sigurime dhe menaxhim rreziku, ekonomia ‘e zhveshur’ përballë fatkeqësive

Pak sigurime dhe menaxhim rreziku, ekonomia ‘e zhveshur’ përballë fatkeqësive

Pavarësisht fatkeqësitë e vazhdueshme natyrore, shqiptarët janë të siguruar shumë pak ndaj këtyre rreziqeve. Primi vjetor i sigurimit nga fatkeqësitë natyrore është vetëm 10 euro në vit. Pjesa dërrmuese e dëmit ekonomik i ngelet qytetarëve të prekur dhe shpesh u transferohet taksapaguesve, nëpërmjet dëmshpërblimeve të paguar nga buxheti. Dëmet nga fatkeqësitë natyrore për Shqipërinë janë një lajm periodik. Vendi ynë rregullisht i ekspozuar ndaj këtyre fatkeqësive dhe ato nuk mungojnë të godasin ekonominë me përpikëri, ndonjëherë më shumë dhe ndonjëherë më pak. Me përjashtime të rralla, vera është stinë zjarresh, vjeshta ose dimri stinë përmbytjesh. Si zonë sizmike, një herë në disa dekada vendi përballet me tërmete që shkaktojnë dëme të mëdha materiale dhe njerëzore. Në nëntor 2019, vendi u godit nga një tërmet i...