Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale. Mbi bazën e tij nga 40 mijë lekë që ishte, prej 1 janarit të 2026 paga minimale në vend bëhet 50 mijë lekë. Ky vendim do të prekë 307 mijë e 850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat. Sipas vendimit të qeverisë për 9 muajit e parë të zbatimit të pagës minimale, kostoja e rritur për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nuk do të paguhet nga biznesi por nga shteti. Ndaj në buxhetin e shtetit është përcaktuar fondi prej 1 miliard lekësh, për kompensimin e kontributeve të punëdhënësit si rezultat i rritjes së pagës minimale. Rritja e pagës minimale ndihmon në uljen e informalitetit në tregun e punës...