Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektori i paqëndrueshëm
Mënyra se si po rritet Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) tregon se ekonomia po mbështetet gjithnjë e më pak te sektorët tradicionalë prodhues dhe gjithnjë e më shumë te shërbimet, ndërsa bujqësia dhe industria vijojnë të japin kontribut negativ në zgjerimin e ekonomisë.Të dhënat e fundit nga INSTAT tregojnë se ekonomia u rrit me 3.75% në tremujorin e tretë në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit te kaluar, teksa sektori i bujqësisë ra me -1.73% në të njëjtën periudhe dhe industria ra me -4.7 %. Bujqësia po shfaq një rënie të vazhdueshme të vlerës së shtuar që nga viti 2021, duke reflektuar probleme strukturore që lidhen me fragmentimin e tokës, produktivitetin e ulët, mungesën e subvencioneve dhe presionet nga kostot. Në të njëjtën kohë,...