Nis rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me 5% në Durrës, procesi synon stimulimin e tregut imobiliar
Nga kjo javë ka nisur procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme në gjithë Shqipërinë, përfshirë Durrësin, me një rritje prej 5% të vlerës fiskale. Ky proces do të jetë në fuqi deri në fund të vitit dhe synon t’i japë një shtysë tregut imobiliar, si dhe t’u mundësojë qytetarëve të përditësojnë vlerën e pronës së tyre. Sipas agjentëve imobiliarë, ky rivlerësim ishte shumëpritur, veçanërisht nga qytetarët që planifikojnë të shesin pronat e tyre, pasi lehtësimet fiskale u ulin kostot. “Nga kjo javë ka nisur procesi i rivlerësimit… Rivlerësimi është 5% në këto momente, ndërkohë që më parë taksa e fitimit të shtuar ishte 15%. Qytetarët që sot duan të shesin kanë më shumë interes”, tha Florian Tahiri, agjent imobiliar. Megjithatë, ekonomistët paralajmërojnë se ky...
Burimi:
sot.com.al