Ngadalëson ekonomia, INSTAT: Në 2025 ritme më të moderuara rritjeje, ndërtimi e administrata kontributin më të madh
Ekonomia shqiptare ngadalësoi ritmet e rritjes gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 3.79% duke regjistruar nivelin më të ulët në 5 vitet e fundit. Ndërsa një vit më parë, ekonomia u zgjerua me 4.05%. Ndalur në tremujorin e fundit kontributin më të madh në rritjen ekonomike e dha sektori i ndërtimit me 1.17 pikë përqindje, i ndjekur nga “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me 1.02 pikë përqindje. Një ndikim pozitiv dhanë edhe taksat neto mbi produktet me 1.54 pikë përqindje, aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 0.32 pikë përqindje, si edhe tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 0.22 pikë përqindje. Nga ana tjetër, bujqësia, industria, energjia dhe uji, si edhe informacioni dhe...
Burimi:
top-channel.tv