Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Nga ngricat te përmbytjet, bujqësia përballet me dëme të rënda në disa qarqe
Ngricat në ditët e para të vitit të ri dhe tani përmbytjet e ditëve të fundit kanë shkatërruar një pjesë të madhe të prodhimit dhe fidanëve të sapombjellë në zonat me bujqësi intensive. Emergjencat civile raportuan dje se mijëra hektarë tokë në Lezhë, Shkodër, Berat, Lushnjë dhe Durrës janë përmbytur, ku, veç të tjerash, kanë krijuar një dëm të madh në bujqësi. Mariglen Ziu, një fermer në zonën e Beratit, pohoi se një pjesë e madhe e serrave u dëmtuan rëndë nga ngricat e ditëve të para të vitit dhe ato që shpëtuan janë zhytur poshtë ujit. Ervin Resuli, një ekspert i çështjeve të bujqësisë, tha se i gjithë vendi po përballet me humbje këto ditë. Dëmet kanë përfshirë edhe ushqimin e gjësë së gjallë....