Nga nafta te detergjentët, paralajmërohet valë e re shtrenjtimi në treg

Nga nafta te detergjentët, paralajmërohet valë e re shtrenjtimi në treg

Pas rritjes së çmimeve të karburanteve me 22% dhe të vajit ushqimor deri në 8%, prodhuesit paralajmërojnë se shtrenjtimi pritet të prekë edhe preparatet larëse dhe detergjentët. Shumë pluhur larës prodhohen në vend, por lënda e parë importohet nga jashtë. Sapunët larës vijnë kryesisht nga importi. Prodhuesit vendas pohojnë se furnitorët e huaj i kanë njoftuar për rritje të çmimeve të lëndëve të para nga 15 deri në 20%, krahasuar me periudhën para nisjes së luftës. Rritja e çmimeve të lëndëve djegëse ka ndikuar direkt në shtimin e kostove të lëndëve të para në fabrikat jashtë vendit. Kosto shtesë prodhuesit llogarisin edhe tarifat e shtrenjtuara për transportin Duke llogaritur kohën e ardhjes së furnizimeve të reja, që varion nga 30 deri në 45 ditë, prodhuesit...