Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Sezonaliteti dhe ndryshimet demografike vijojnë të ndikojnë ndjeshëm në konsumin në vend. Në fillim të vitit, importet e produkteve bazë të shportës ushqimore, si makaronat, orizi dhe vaji, kanë shënuar rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, kjo nuk lidhet me një tkurrje të drejtpërdrejtë të kërkesës, por më tepër me faktorë sezonalë dhe mënyrën si konsumatorët menaxhojnë shpenzimet dhe rezervat. Muaji janar karakterizohet tradicionalisht nga një rënie e konsumit, pasi familjet shfrytëzojnë rezervat e krijuara gjatë festave të fundvitit. Si pasojë, edhe importet bien përkohësisht. Në vijim, gjatë muajit shkurt, kërkesa stabilizohet dhe mbetet në nivele të ngjashme me vitin paraardhës. Nga ana tjetër, sjellja e konsumatorëve ka ndryshuar dukshëm. Edhe pse kërkesa për produkte bazë mbetet e qëndrueshme,...