Nga deklarimi i llogarisë bankare te faturat e fiskalizuara, si do aplikohet për kompensimin e DIVA

Nga deklarimi i llogarisë bankare te faturat e fiskalizuara, si do aplikohet për kompensimin e DIVA

Kush ka plotësuar Deklaratën Vjetore e Të Ardhurave Personale për vitin 2025 (DIVA) dhe rezulton me tatim të mbipaguar, pas zbritjes nga totali i të ardhurave vjetore bruto, të shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë për çdo fëmijë në ngarkim dhe shpenzimeve maksimale deri 100 mijë lekë për arsimin të dokumentuara me fatura të fiskalizuara, mund të aplikojë për kompensim në sistem e-Filing. Sipas sqarimeve të administratës tatimore për procedurën e aplikimit, individët përfitues të kompensimit para plotësimit të kërkesës te “Pyetje e përgjithshme” do të duhet të plotësojnë të dhënat për llogarinë bankare. Te rubrika “Detajet e bankës” te “Profili im” në “e-Filing Im”, do të mund të plotësojnë formularin me të dhënat e kërkuara. Konkretisht emri i bankës ku është e hapur llogaria...