Ndryshon termi i tatim fitimit, bizneseve nuk u “njihet” teprica e paguar në 2024, kërkojnë zgjidhje
Bizneset, që kanë paguar tatim fitim tepër në vitin 2024 kanë pohuar pranë “Monitor” se nuk po arrijnë që tepricat kreditore t’i përdorin për kompensimin e detyrimeve aktuale për vitin 2025, pasi me ndryshimin e ligjit për terminologjinë e tatim fitimit, tepricat kanë mbetur në llogarinë e vjetër. Në kuadër të zhvillimeve të fundit ligjore, ka ndryshuar terminologjia nga “Tatimi mbi Fitimin” në “Tatimi mbi të Ardhurat e Korporatave”, duke filluar nga viti fiskal 2025, në zbatim të Ligjit nr. 29/2023, datë 30.03.2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar. Ky ndryshim vlerësohet pozitivisht nga bizneset, pasi përbën një hap të rëndësishëm drejt përputhjes me standardet ndërkombëtare dhe rritjes së qartësisë në trajtimin fiskal. Megjithatë, ky ndryshim ka sjellë një problematikë praktike në funksionimin e...
Burimi:
syri.net