Ndryshon skema e subvencioneve/ Hiqet nafta falas, rritet shpërblimi për krerë, sipërfaqe dhe zgjoje
Qeveria nuk do të japë më naftë falas për fermerët. Në skemën e re kombëtare që do të prezantohet nesër në një konferencë për shtyp nga ministrja Andis Salla, heqja e naftës për traktorët është zëvendësuar me një tjetër masë mbështetëse. Për herë të parë bujqit shqiptarë do të marrin para për sipërfaqe toke të mbjellë. Saktësisht, Top Channel zbulon se bujku do të marrë 100 euro për çdo hektar të mbjellë. Me këtë vendim fermerët do të detyrohen ta punojnë tokën me çmimin e kripur që ka shkaktuar lufta në Lindjen e Mesme. 52 milionë eurot e skemës kombëtare 2026 do të ndahen në disa masa, ku vëmendje të veçantë kësaj here ka marrë bletaria dhe kontrolli biologjik. Saktësisht, ministria do të mbështesë: në...
Burimi:
top-channel.tv