Ndarja në burim e mbetjeve dhe riciklimi, qeveria vendos afate për njësitë vendore
Një projektvendim i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Mjedisit, “Për miratimin e kritereve, procedurave dhe afateve për zbatimin e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve për të gjithë rrymat e mbetjeve”, vendos afate dhe kushte që duhet të plotësohen nga njësitë vendore. Konkretisht objekt i projektvendimit është sigurimi i grumbullimit të diferencuar të mbetjeve në burim, promovimi i ripërdorimit, riciklimit, parandalimi i përzierjes së mbetjeve, si dhe mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut. Relacioni që shoqëron projektvendimin nënvizon se përmes tij përcaktohen kriteret, procedurat dhe afateve për zbatimin e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve, në përputhje me parimet e ekonomisë qarkulluese mbrojtjes ruajtjes dhe përmirësimit të cilësisë së mjedisit dhe të mbrojtjes së shëndetit të njeriut, me qëllim reduktimin e sasisë së mbetjeve që...
Burimi:
sot.com.al