”Ndalimi i luftimeve SHBA-Iran stabilizon tregjet”, eksperti Preçi: Çmimi i naftës në Shqipëri nuk pritet të ulet!
Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, ka komentuar zhvillimet e fundit ndërkombëtare pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump për armëpushim dhe nisje bisedimesh me Iranin, duke theksuar se kjo është një sinjal pozitiv për stabilitetin ekonomik global. I ftuar në një studio televizive Preçi u shpreh se ulja e tensioneve mund të krijojë kushte për stabilizimin e tregjeve dhe rritje ekonomike, por paralajmëroi se situata në tregun shqiptar të karburanteve mbetet problematike. Sipas tij, ndryshe nga pritshmëritë, në Shqipëri nuk mund të thuhet se do të ketë ulje të çmimit të naftës, edhe pas zhvillimeve pozitive ndërkombëtare. “Pres që të paktën çmimi të mos rritet më tej”, u shpreh ai. Eksperti theksoi se tregu vendas ka probleme strukturore, duke përmendur përqendrimin e lartë në pak...
Burimi:
sot.com.al