Narko-euro nuk ndalet as nga lufta në Iran, leku në rekord historik ndaj valutave

Narko-euro nuk ndalet as nga lufta në Iran, leku në rekord historik ndaj valutave

Pavarësisht tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe rritjes së fortë të çmimeve të naftës, leku shqiptar vijon të forcohet ndjeshëm ndaj valutave kryesore, duke sfiduar çdo pritshmëri për presion inflacionist apo dobësim të kursit të këmbimit. Sipas kursit zyrtar të Banka e Shqipërisë, euro është këmbyer sot me 95.92 lekë, niveli më i ulët historik i regjistruar ndonjëherë. Që nga fillimi i vitit, euro ka humbur rreth 0.9% ndaj lekut, ndërsa në krahasim me një vit më parë rënia arrin në rreth 3%. Forcimi i vazhdueshëm i monedhës vendase vjen në një moment kur kriza në Lindjen e Mesme, e lidhur me konfliktin Iran–SHBA, ka tronditur tregjet globale dhe ka rritur ndjeshëm çmimet e energjisë. Megjithatë, ndryshe nga sa ndodhi në krizën inflacioniste të...