Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

Çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur rreth 214 lekë për litër (afërsisht 2.2 euro), duke e renditur vendin me çmimin më të lartë në rajon. Në krahasim, në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi çmimi është rreth 1.6 euro për litër, ndërsa në Kosovë varion nga 1.7 deri në 1.8 euro për litër, duke qenë deri pak ditë më parë rreth 1.6 euro. Mesatarisht, një përdorues automjeti në Shqipëri paguan 25-40% më shumë për karburantin sesa qytetarët e vendeve fqinje. Arsyeja kryesore lidhet me barrën e lartë fiskale. Në strukturën e çmimit në Shqipëri përfshihen disa taksa kryesore: taksa e qarkullimit prej 27 lekë/litër, akciza 39.4 lekë/litër dhe taksa e karbonit 3 lekë/litër. Mbi këto aplikohet TVSH 20%, e cila llogaritet mbi çmimin...