Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Mungesa e gjatë e reshjeve, Liqeni i Fierzës shënon sërish rënie
Edhe pse ndodhemi në stinën e dimrit, kur reshjet e shiut dhe borës pritet të jenë të pranishme, prej disa javësh ato mungojnë pothuajse tërësisht në qarkun e Kukësit. Kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e nivelit të liqenit të Fierzës, i cili shërben si bazeni më i madh ujëmbledhës në vend. Pavarësisht se temperaturat gjatë kësaj periudhe kanë qenë të ulëta, në disa raste edhe nën zero gradë Celsius, reshjet kanë qenë minimale ose të papërfillshme. Si pasojë, niveli i liqenit ka shënuar rënie të ndjeshme. Në krahasim me ditët e para të muajit dhjetor, kur niveli i liqenit të Fierzës ishte 281.85 metra, aktualisht ai ka zbritur në kuotën 278.73 metra, duke shënuar një rënie prej rreth 3 metrash. Për të ruajtur...