Miratohet vendimi, nga 10 shkurti Bashkitë do të administrojnë taksën mbi ndërtesën

Miratohet vendimi, nga 10 shkurti Bashkitë do të administrojnë taksën mbi ndërtesën

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për krijimin e Regjistrit Qendror të Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme, i njohur gjithashtu si Kadastra fiskale. Sipas vendimit, të gjitha bashkitë e vendit kanë detyrimin të administrojnë taksën mbi ndërtesën në këtë regjistër shtetëror, duke filluar nga 10 shkurti 2026. Ky vendim synon krijimin dhe funksionimin e një baze të centralizuar të të dhënave mbi pasuritë e paluajtshme dhe taksën mbi ndërtesat, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Regjistri krijohet dhe administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, për të siguruar përditësimin dhe saktësinë e informacionit. Sipas dokumentit të miratuar, Regjistri Qendror përmban të dhëna të detajuara për ndërtesat dhe...