Ministrja Ibrahimaj: Po përgatisim një akt për ndërhyrje në reduktimin e akcizës së naftës

Ministrja Ibrahimaj: Po përgatisim një akt për ndërhyrje në reduktimin e akcizës së naftës

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në një deklaratë për mediat një ditë pas mbledhjes së Bordit të Transparencës për çmimin e karburanteve, u shpreh se qeveria po bën gati edhe një akt për të ndërhyrë në uljen e akcizës. “Sa i takon ndërhyrjeve të tjera, do të bëjmë një akt që do ndërhyjë në reduktimin e akcizës në nivel 20%, do të miratohet në këshillim e Ministrave dhe do behet publike në momentin e duhur. Kemi gjykuar që për pensionistët dhe shtresat në nevojë çmimi më i ndjeshëm është energjia elektrike dhe shporta e ushqimeve bazë. Nëse do të ketë nevojë për ndërhyrje, siç kemi bërë më parë, nuk ndryshuam çmimin e energjisë dhe ndërhymë në disa paketa mbështetëse për kategoritë në nevojë”,...