Ministri Salla: Monitorime në terren për etiketimin e produkteve ushqimore nga fermerët
Procesi i etiketimit dhe gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore do të jetë në fokus të inspektimeve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) në të gjithë vendin. Kështu deklaroi dje ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një konference për shtyp, ku foli mbi masat e ndërmarra pas dakordësive me fermerët. “Me fermerët kemi pasur një takim dhe dakordësi për disa nga pikat. Aktualisht jemi duke përmbushur kërkesat e tyre për proceset dhe detyrat ligjore që kemi. Një nga proceset më të rëndësishme është etiketimi i produkteve, i cili lidhet drejtpërdrejt me gjurmueshmërinë e tyre dhe transparencën për konsumatorin”, tha Salla. Ministri informoi se javën e kaluar janë hapur procedurat për rifillimin e inspektimeve nga AKU në të gjithë territorin e vendit, pas një periudhe...
Burimi:
sot.com.al