Mbi gjysma e familjeve shqiptare presin përkeqësim të ekonomisë së tyre në 2026

Mbi gjysma e familjeve shqiptare presin përkeqësim të ekonomisë së tyre në 2026

Perceptimi i shqiptarëve për situatën financiare rezulton dukshëm më negativ krahasuar me një vit më parë, duke sinjalizuar një rritje të fortë të pakënaqësisë, sipas të dhënave nga Barometri i Ballkanit. Sipas të dhënave, 53% e të anketuarve në Shqipëri vlerësojnë se gjendja financiare pritet ë “më keq” ose “shumë më keq” në 12 muajt në vijim, një nivel që e bën pesimizmin dominues. 46% shprehen se situata është përmirësuar, ndërsa një pjesë minimale mendon se ka mbetur e pandryshuar. Një vit më parë, në 2024 pakënaqësia ishte e kufizuar në 14%, ndërsa gati gjysma e shqiptarëve mendonin se situata financiare do të mbetej e njëjtë dhe 38% prisnin përmirësim. Vihet re një kalim nga një klimë neutrale pritshmërie, në një gjykim masiv negativ brenda...