Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Viti 2025 është mbyllur me më shumë se 1.6 miliardë euro investime të huaja direkte. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vlera e investimeve është rritur me 55 milionë euro në raport me 2024-ën. INVESTIMET E HUAJA DIREKTE Viti 2024          1,580 mln euro Viti 2025          1,635 mln euro Diferenca           +55 mln euro I pandryshuar mbetet sektori që po rrëmben miliona euro investime të huaja. Afro 561 milionë euro para të huaja janë përdorur për blerje pasurish të paluajtshme ose rreth 34% e totalit të investimeve të bëra vjet në Shqipëri. Në krahasim me vitin e kaluar investimet në sektorin e pasurive të paluajtshme u rritën me 182 milionë euro. Për ekspertët e tregut të pasurive të paluajtshme, Shqipëria është ende një treg me leverdi për...