Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

I ftuar në emisionin Sheshi i Dollarit në ABC News, eksperti i ekonomisë Irgis Sefa paralajmëroi se vendi mund të përballet me rritje të çmimeve dhe nevoja më të mëdha financiare për qeverinë nëse tensionet apo konfliktet zgjasin në kohë, nga tensionet në Lindjen e Mesme. Sipas tij, Shqipëria ka marrë angazhimin që të rrisë shpenzimet për sigurinë kombëtare deri në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një nivel që përkthehet në rreth 1 miliard euro. Në këtë kuadër, 3.5% e PBB-së do të shkojë për ushtrinë, ndërsa 1.5% për infrastrukturën e brendshme të sigurisë. Sefa theksoi se kjo situatë do të shtojë presionin mbi buxhetin e shtetit, sidomos nëse krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në rritjen e çmimeve të produkteve bazë dhe energjisë, duke detyruar...