Kursi Euro-Lek bie në minimum të ri historik, drejt kufirit të 96 lekëve

Kursi Euro-Lek bie në minimum të ri historik, drejt kufirit të 96 lekëve

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur edhe muajin mars në rënie dhe ka prekur një nivel të ri minimal historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 96.19 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Sipas aktorëve të tregut, oferta e Euros vazhdon të jetë e bollshme, edhe përtej niveleve të zakonshme për tremujorin e parë të vitit. Megjithëse është e vështirë të përcaktohen faktorët që kanë ndikuar ofertën valutore në kohë reale, edhe për shkak të vonesës në kohë të informacionit statistikor, një element specifik për këtë vit duket se janë eksportet e energjisë elektrike. Për shkak të prurjeve të favorshme hidrike, prodhimi i energjisë në dy muajt e parë të vitit 2026 ka...