Kursi Euro – Lek arrin minimum të ri historik në 96.41 lekë

Kursi Euro – Lek arrin minimum të ri historik në 96.41 lekë

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po shfaq tendenca të reja në rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye sot me 96.41 lekë, duke prekur përsëri nivelin më të ulët historik, të regjistruar më parë edhe më datë 11 shkurt. Në të dhënat historike, rënia e Euros nuk është shumë tipike për tremujorin e parë të vitit. Kjo lidhet kryesisht me faktin se gjatë kësaj periudhe të vitit flukset valutore hyrëse në përgjithësi janë më të pakta. Por, gjatë këtij viti edhe kjo ecuri sezonale duket se po përgënjeshtrohet. Ekspertët mendojnë se tregu valutor paraqitet i ngopur me Euro dhe trysnia nga krahu i kërkesës për monedhën europiane është e dobët. As blerjet e Bankës së Shqipërisë në...