Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa? Nga rajoni në shtëpinë e Babagjyshit në Laplandë, me oferta deri në 20% më të shtrenjta

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa? Nga rajoni në shtëpinë e Babagjyshit në Laplandë, me oferta deri në 20% më të shtrenjta

Pak ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, por qytetarët shqiptarë duket se tashmë i kanë të kopsitura planet se ku do të festojnë. Brenda dhe jashtë vendit, agjencitë dhe operatorët turistikë shprehen se rezervimet janë të konfirmuara në rreth 90%, ndërsa destinacionet e preferuara të shqiptarëve janë të shumta. Nga rajoni, në Evropë e deri te shtëpia e Babagjyshit në Laplandë, këto janë disa nga destinacionet më të preferuara të shqiptarëve. “Unë do të preferoja ta kishim fokusin brenda vendit, por vazhdon trendi i udhëtimeve jashtë, kryesisht drejt destinacioneve me emigracionin më të madh: Greqi, Itali, Gjermani, Turqi.”, shprehet Feriold Ozuni, Ekspert i Turizmit. “Kemi një rritje të numrit të shqiptarëve me rreth 25% që pretendojnë të kalojnë festat jashtë vendit. Por...