Kriza e blegtorisë shqiptare/ Numri i krerëve përgjysmohet në një dekadë. Fabrikat e qumështit furnizohen nga importi
Rënia e blegtorisë dhe mungesa e teknologjisë në ferma bën që industria e përpunimit të qumështit të mos furnizohet gjithnjë më lëndë të parë nga fermat shqiptare. Vetëm gjatë vitit 2025, fabrikat kanë blerë 8 mln litra qumësht nga shtete si: Hungaria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Sllovenia, Austria dhe Kosova. Nga ky import jashtë kufijve kanë dalë 5 mln euro. Treguesi rënës në blegtori është një trend që ka nisur prej dekadash. Nëse bëjmë një krahasim në 10-vjeçarin e fundit sipas të dhënave nga INSTAT, në Shqipëri në vitin 2014 në fermat shqiptare numëroheshin 500 mijë krerë gjedhë, ndërsa në 2024 numri i tyre pothuajse është përgjysmuar duke shkuar në 272 mijë. I njëjti bilanc negativ është edhe tek kategoria e të imtave, ku brenda...
Burimi:
top-channel.tv