“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

Drejtori i Shoqatës së Agjensive të Këmbimit Valutor Dritan Vakaj vlerësoi si pozitive rritjen e kreditimit për bizneset, por theksoi se duhet treguar kujdes në përzgjedhjen e sektorëve që vijojnë të financohen. Vakaj nënvizoi se raporti i kredive mes bizneseve dhe konsumatorëve është i kënaqshëm, ndërsa niveli i kredive me probleme ka arritur një rekord minimal. Ai shtoi se kjo tregon një qasje konservatore të bankave, por paralajmëroi se duhet marrë parasysh edhe aspekti social, veçanërisht nevoja e qytetarëve për kredi për strehim dhe shtëpinë e parë. Sipas Vakajt, një politikë tepër konservatore mund të kufizojë investimet dhe të krijojë vështirësi të panevojshme për ekonominë. “Është e kënaqshme rritja e kreditimit për bizneset, por duhet treguar kujdes se cilët sektorë vijojnë të kreditohen. Ndërtimi mbetet...