Kreditë me probleme, niveli më i ulët historik/ BSH, njoftim zyrtar: Në dhjetor zbritën në 3.8%

Kreditë me probleme, niveli më i ulët historik/ BSH, njoftim zyrtar: Në dhjetor zbritën në 3.8%

Kreditë që nuk shlyhen në kohe ose huatë e këqija kanë arritur në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë dhjetorit niveli i kredive të këqija rezultoi 3.8% nga 4.2% që u regjistrua një vit më parë në të njëjtën periudhë. Por përmirësimi duket edhe në raportin e kredive me probleme me bazë vjetore. Ndërkohë që në vlerë huatë me probleme rezultojnë se janë 358 milionë euro kredi me probleme. Nëse vërejmë të njëjtën periudhë të disa viteve më parë përmirësimi i huave me probleme është i ndjeshëm. Ky është një tregues mjaft optimist i cili konfirmon se aftësia paguese e qytetareve dhe e bizneseve është përmirësuar në vend. Po ashtu ndikim në këtë drejtim ka pasur...