Kreditë e këqija zvogëlohen/ Sistemi bankar më i pastër në letra, por 35.9 mld lekë të dhëna me kredi mbeten risk
Sistemi bankar shqiptar po shënon një rekord të ri, kreditë e këqija kanë rënë në 3.8%, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë një përmirësim të vazhdueshëm krahasuar me 4.1% një vit më parë dhe 4.7% në fund të 2023-shit. Por përtej përqindjes, realiteti është më kompleks. Nga 943.5 miliardë lekë kredi gjithsej, rreth 35.9 miliardë lekë mbeten ende problematike. Kjo do të thotë se mijëra qytetarë dhe biznese vijojnë të kenë vështirësi në shlyerjen e detyrimeve. Por rënia e treguesit nuk vjen vetëm nga përmirësimi i aftësisë paguesve, por edhe nga proceset e ristrukturimit, fshirjes apo transferimit të kredive me probleme jashtë bilanceve. Sistemi duket më i pastër, por jo domosdoshmërisht sepse të gjithë huamarrësit...
Burimi:
top-channel.tv