Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Kredia në lekë dominon tregun”, zyrtari i BSH: Forcimi i monedhës vendase vijoi edhe në 2025
Drejtori i Politikave Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli, deklaroi në emisionin “Sheshi i Dollarit” se kredia në lekë ka shënuar një rritje më të shpejtë krahasuar me kredinë në valutë, duke reflektuar një ndryshim të rëndësishëm në strukturën e financimit në ekonomi. Sipas tij, aktualisht rreth 60% e kredive janë në lekë, ndërsa 40% në euro. Themeli theksoi se leku është forcuar edhe gjatë vitit 2025, si rezultat i përmirësimit të bilanceve të jashtme të ekonomisë shqiptare dhe një bilanci pozitiv të pagesave. Një tjetër faktor i rëndësishëm, sipas Bankës së Shqipërisë, është rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve, të cilët po orientohen gjithnjë e më shumë drejt marrjes së kredive në monedhën në të cilën kanë të ardhurat, duke ulur rreziqet nga luhatjet e kursit...