Kredia konsumatore u rrit për të pestin vit radhazi në 2025

Kredia konsumatore u rrit për të pestin vit radhazi në 2025

Huamarrja e shqiptarëve për qëllime konsumi u rrit për të pestin vit radhazi dhe arriti një rekord të ri historik në 2025. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re konsumatore e dhënë gjatë vitit të kaluar arriti në 56 miliardë lekë ose rreth 572 milionë eurove (llogaritur me kursin mesatar të 2025). Kjo shumë përfshin kreditë konsumatore me këste dhe paradhëniet bankare apo overdraftet e individëve. Krahasuar me vitin 2024, kredia konsumatore ka shënuar përsëri rritje mjaft të lartë, me 18.6% më shumë. Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë treguar se kredia konsumatore zakonisht ka një natyrë prociklike, duke qenë se është një kredi që mbështet konsumin dhe ndjek rritjen e tij. Përveç kontributit të turizmit, duket se konsumi privat në ekonomi po mbështetet edhe...