Kompensimi për kontributet e sigurimeve pas rritjes së pagës minimale, në mars do të hapen aplikimet

Kompensimi për kontributet e sigurimeve pas rritjes së pagës minimale, në mars do të hapen aplikimet

Ashtu si në vitin 2022, për të lehtësuar bizneset pas rritjes së pagës minimale, qeveria parashikon të zbatojë sërish skemën e dhënies së kompensimit me qëllim mbulimin e shtesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit me pagë minimale. Kompensimi do të mbulojë këtë shtesë për periudhën janar–shtator 2026. Në shkallë vendi, paga minimale nga 1 janari 2026 u rrit me 10 mijë lekë, duke arritur në 50 mijë lekë. Zbatimi i masës për dhënien e kompensimit pas rritjes së pagës për një periudhë 9 mujore fillimisht është lajmëruar nga kryeministri Edi Rama në dëgjesa e zhvilluara me qytetarët para miratimit të projektbuxhetit 2026. “Në mënyrë që punëdhënësit të marrin kohë për të sistemuar këtë rritje 9 muajt e para sigurimet shoqërore dhe...