KLSH: Nxjerr në pah mangësitë e institucioneve, miliona lekë humbje nga tregtia digjitale

KLSH: Nxjerr në pah mangësitë e institucioneve, miliona lekë humbje nga tregtia digjitale

Tregtia online në Shqipëri po njeh një rritje të ndjeshme vit pas viti, por masat shtetërore për kontrollin dhe mbrojtjen e konsumatorit mbeten të pamjaftueshme dhe shpesh pas dore, duke nxitur informalitetin. Ky është përfundimi kritik i raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), i cili ngre alarmin për mungesën e koordinimit institucional, nivelin e lartë të informalitetit dhe humbjet e konsiderueshme të të ardhurave buxhetore. Vetëm gjatë vitit 2024, të ardhurat totale të mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kapën 3.9 miliardë euro, por pjesa që vinte nga veprimtaria online ishte vetëm 0.084% e totalit. Sipas KLSH-së, kjo shifër nuk përputhet me rritjen reale të konsumit online në vend dhe sinjalizon nivel të lartë informaliteti në këtë sektor. “Brenda muajit mars 2026,...