Këshilli i Ministrave miraton fondin e vitit 2026 për Ministrinë e Bujqësisë, ja sa do të përfitojnë bujqit dhe blegtorët

Këshilli i Ministrave miraton fondin e vitit 2026 për Ministrinë e Bujqësisë, ja sa do të përfitojnë bujqit dhe blegtorët

Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin në buxhetin e vitit 2026 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ky fond do të përdoret për rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, duke ulur kostot nëpërmjet pagesave direkte për sipërfaqe të kultivuar dhe për kafshë të matrikulluara; kontrollin biologjik të dëmtuesve të perimeve në serra, certifikimin e produkteve bujqësore dhe të fermave organike; mbështetjen me grante për investime në ferma, agropërpunim, akuakulturë dhe agroturizëm. Masat e mbështetjes dhe masa e financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural janë, si më poshtë vijon: 2.1. Pagesa direkte në bujqësi dhe blegtori është, si më poshtë vijon: a) Në vlerën deri në 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë/krerë, për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për...