Karburant më i lirë? Shpenzimet po “rrëshqasin” jashtë vendit
Radha e automjeteve është shtuar në pikën e furnizimit me karburant në Tuz, pranë pikës kufitare të Murriqanit që lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Banorët e zonave përreth po e kalojnë gjithnjë e më shpesh kufirin për t’u furnizuar me naftë, pasi çmimi atje është dukshëm më i ulët. Së fundmi, një litër naftë në Mal të Zi tregtohej rreth 1.57 euro, ndërsa në Shqipëri rreth 214 lekë, ose afërsisht 2.2 euro. Me të njëjtën shumë parash, diferenca në sasinë e karburantit të blerë është e konsiderueshme, duke e bërë të leverdishme edhe kohën dhe shpenzimet shtesë për udhëtim. Ky trend nuk kufizohet vetëm te banorët e zonave kufitare. Edhe qytetarë nga Shkodra dhe zona të tjera udhëtojnë drejt Malit të Zi, shpesh duke...
Burimi:
javanews.al