Interesat e kredive për shtëpi bien sërish, huamarrja arrin rekord historik

Interesat e kredive për shtëpi bien sërish, huamarrja arrin rekord historik

Normat mesatare të interesit të kredisë për shtëpi pësuan rënie vitin e kaluar, duke mbështetur zgjerimin e mëtejshëm të kreditimit në këtë segment. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën Lek në nëntor të vitit të kaluar ishte 4.2%, nga 4.52% që kishte qenë një vit më parë. Norma mesatare e interesit të kredisë për shtëpi pësoi rënie për të dytin vit radhazi. Rënie pësoi edhe interesi mesatar i kredive në monedhën Euro, që në nëntor 2025 zbriti në 5.16%, nga 5.23% që kishin qenë një vit më parë. Ulja e normave të interesit të kredisë për shtëpi duket se ka ardhur nga tendenca e përgjithshme në rënie e normave të...