Inflacioni rritet me 2.5 % në muajin shkurt, ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve
Norma e inflacionit në vend vijon të shënojë rritje gjatë vitit 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, inflacioni i matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit në muajin shkurt 2026 arriti në 2.5 %, nga 1.9 %që ishte në shkurt të vitit 2025. Sipas ekspertit ekonomik Igli Tola, trendi i rritjes së çmimeve pritet të vijojë edhe në muajt në vijim. “Trendi i rritjes në mënyrë progresive të inflacionit përmes indeksit të shportës konsumatore tregon një rritje në mënyrë të vijueshme”, u shpreh eksperti Tola. Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera”, i cili u rrit me 5.3 për qind. Pas tij renditen “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4.3 përqindje...
Burimi:
javanews.al