Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet, pritet që ndikim të ketë edhe lufta
Inflacioni ka kapur vlerën më të lartë në 7 muajt e fundit duke u rritur kështu edhe për muajin shkurt. Me 2.5% më shumë ndryshuan çmimet në muajin që lamë pas krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku vet indeksi i çmimeve të konsumit shënonte vlerën e 1.9%. Për ekspertët e tregut një rritje e inflacionit në fillimvit shfaqet shqetësuese. “Vjen në një moment pas fundvitit ku situata mendohet e qetë ekonomike dhe e dyta se kjo rritje vjen se efektet e krizës në lindjen e mesme ende nuk janë reflektuar se inputet janë përpunuar para situatës së fundit”, u shpreh eksperti i ekonomisë Igli Tola. Janë kryesisht qira ujë energji elektrike që kanë ndikuar më së shumti në rritjen e...
Burimi:
top-channel.tv