Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko: Konflikti në Lindjen e Mesme, rrezik edhe për Shqipërinë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një konferencë për shtyp tha se konflikti në Lindjen e Mesme përbën rrezik për ekonominë shqiptare dhe se është e vështirë të parashikohet shkalla e ndikimit të saj. Sipas tij, Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit. Sakaq, ai theksoi se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri pozitive deri në tremujorin e parë të vitit 2026, ndërsa objektivi kryesor për këtë vit mbetet stabiliteti i inflacionit. “Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar politikën monetare. Ka pasur një ecuri pozitive të ekonomisë shqiptare deri në tremujorin e parë të vitit 2026, ndërsa këtë vit objektivi kryesor do të jetë inflacioni. Inflacioni mbetet në nivele të ulëta, ndërsa tregjet...
Burimi:
kohajone.com