Forcimi i Lekut, rreziku i kursit të këmbimit për borxhin publik ra për të katërtin vit radhazi

Forcimi i Lekut, rreziku i kursit të këmbimit për borxhin publik ra për të katërtin vit radhazi

Rreziku i kursit të këmbimit për borxhin publik pësoi rënie të mëtejshme vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, raporti i borxhit në monedhë të huaj ndaj totalit të borxhit publik për vitin 2025 zbriti në 40%, nga 41.9% që ishte një vit më parë. Ulja e këtij rreziku në vitet e fundit është mbështetur kryesisht nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit, që ka ulur vlerën e borxhit në valutë të huaj dhe peshën e tij specifike, pavarësisht se qeveria shqiptare ka zgjeruar huamarrjen në valutë, sidomos përmes emetimit periodik të Eurobondeve në tregjet ndërkombëtare. Megjithatë, një zhvlerësim i mundshëm i Lekut në kursin e këmbimit me Euron do të sillte automatikisht një rritje të peshës së borxhit në valutë....