Fokus stabiliteti financiar, guvernatori Sejko pret drejtoreshën e re të AMF
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim zyrtar me Drejtoreshën e re Ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Adela Xhemali. Teksa e uroi Xhemalin për marrjen e detyrës së re, Guvernatori prezantoi zhvillimet kryesore të ekonomisë shqiptare, duke u ndalur në ecurinë e aktivitetit ekonomik, situatën financiare dhe perspektivën afatmesme. Ai informoi gjithashtu mbi masat e fundit rregullatore në fushën e mbikëqyrjes bankare, të ndërmarra me qëllim forcimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe rritjen e transparencës në marrëdhëniet ndërmjet institucioneve financiare dhe klientëve. Palët diskutuan mbi ndërveprimin në rritje mes sektorit bankar dhe atij jobankar, si dhe mbi nevojën për koordinim më të ngushtë mbikëqyrës dhe shkëmbim informacioni, për të identifikuar dhe adresuar në kohë rreziqet potenciale për stabilitetin financiar. Në kuadër...
Burimi:
top-channel.tv