‘Fluturon’ çmimi i naftës/ Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë më shtrenjtë se vendet fqinjve

‘Fluturon’ çmimi i naftës/ Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë më shtrenjtë se vendet fqinjve

Vetëm pak javë pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, efektet kanë nisur të ndihen edhe në Shqipëri, kryesisht në tregun e karburanteve, ku çmimet e naftës kanë hyrë në një trend rritës. Diskutimet janë fokusuar edhe te fakti nëse në treg po shitet karburant i blerë më herët me çmime më të ulëta, por që tashmë po tregtohet më shtrenjtë. Megjithatë, sipas ekspertëve, faktorët që ndikojnë në rritjen e çmimeve janë më të gjerë dhe lidhen drejtpërdrejt me zhvillimet globale. Eksperti i ekonomisë Enio Civici thekson se rritja e çmimit të naftës do të ndodhte edhe pa bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, për shkak të natyrës së konfliktit. “Pavarësisht bllokimit në Ngushticën e Hormuzit, rritja e çmimit të naftës do të reflektohej sërish,...