Fillon abuzimi me çmimin e naftës në Shqipëri: Vendi i parë në kontinent që nis rritjen e çmimit
Vetëm pak ditë pasi ekspertët paralajmëruan rritje të çmimit të karburanteve, shenjat e para të shtrenjtimit kanë nisur të shfaqen në tregun vendas. Në disa pika të shitjes me pakicë në Tiranë është vërejtur rritje e çmimit të naftës me rreth 4 lekë për litër. Faktoje vëzhgoi të njëjtat pika karburanti, dy ditë pas publikimit të analizës së mëparshme, dhe konstatoi se rritja e çmimit ka nisur të reflektohet në disa nga pikat e tregtimit me pakicë në kryeqytet. Megjithatë, shtrenjtimi nuk është reflektuar në të gjitha rrjetet e karburanteve. Në shumicën e pikave me pakicë, nafta vijon të tregtohet nga 175 lekë për litër. Një situatë e ngjashme u shënua edhe në Kosovë, ku çmimet e karburanteve u rritën menjëherë pas luhatjeve në bursat ndërkombëtare. Megjithatë,...
Burimi:
syri.net