EUROSTAT: 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 141 mijë kanë pasaportë italiane
Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh që jetojnë në Itali, pas rumunëve. Sipas të dhënave të Eurostat për strukturën e popullsisë së huaj sipas vendit të lindjes, rreth 557 mijë persona të lindur në Shqipëri jetonin në Itali, ndërsa rreth 416 mijë rezultojnë si shtetas shqiptarë. Diferenca mes këtyre dy shifrave lidhet kryesisht me faktin që një pjesë e emigrantëve shqiptarë kanë marrë ndërkohë shtetësinë italiane, që vlerësohet rreth 141 mijë persona. Kjo e konfirmon komunitetin shqiptar si të dytin më të madh në Itali pas atij rumun, duke ruajtur një prani shumë të konsoliduar në tregun italian të punës dhe në strukturën sociale të vendit. Shtetasit e lindur në Shqipëri përbëjnë 8.3% të totalit të emigrantëve në Itali. Grupi më i madh...
Burimi:
sot.com.al