Euro thellon rënien dhe zbret për herë të parë poshtë 96 lekëve

Euro thellon rënien dhe zbret për herë të parë poshtë 96 lekëve

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka mbyllur javën në rënie të mëtejshme, duke thyer për herë të parë edhe kufirin e 96 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të premten me 95.89 lekëve, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Rënia e kursit të këmbimit ka nisur të zgjerohet edhe me bazë vjetore. Krahasuar me një vit më parë, kursi Euro-Lek paraqitet në rënie me 3.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Agjentët e tregut valutor u shprehën për “Monitor” se rënia e Euros në ditët e fundit mund të shpjegohet kryesisht me këmbimet e shumta të kryera sidomos nga bizneset, që kanë konvertuar fonde të konsiderueshme nga Euro në Lek....