Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Euro në rënie, Banka e Shqipërisë shton ndërhyrjet në treg, rrit synimet për blerje valute gjatë vitit 2026
Banka e Shqipërisë do të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm për vitin 2026. Sipas informacioneve nga Banka Qendrore, ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore. Objektivi i blerjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me projeksionet në intervalin 270-350 milionë euro të parashikuar për vitin 2025. Gjatë vitit 2026, janë programuar gjithsej 26 ankande për blerje valute, që do të zhvillohen mes muajve shkurt dhe dhjetor. Prej tyre, 9 do të jenë ankande për blerje në të ardhmen (forward) njëmujore dhe tremujore, ndërsa 17 do të jenë ankande me blerje në datën përkatëse (spot). Edhe për vitin 2026, përqendrimi më i lartë i blerjeve parashikohet në sezonin veror, kur edhe...