“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove

Situata ekonomike në Shqipëri çoi në përplasje verbale mes demokratit Dorian Teliti dhe ekspertit të ekonomisë Fatos Çoçolit në nje studio televizive. Teliti kritikoi nivelin e lartë të parave të pista që qarkullojnë në vend, duke theksuar se fenomeni është i përhapur globalisht, ndërsa Çoçoli reagoi duke e akuzuar për ofendim dhe duke kërkuar burime konkrete për shifrat që përmendte. Pjesë nga biseda: Teliti: Paaftësia ekonomike dhe mungesa e njohurive bëjnë që të më ndërprisni, por dëgjoni me vëmendje. Çoçoli: Brenda interesit tënd partiak je shumë në rregull, jam dakord me ty te kjo e fundit. Faleminderit për ofendimin. Teliti: Unë po them diçka, në çdo vend të botës problematikat kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë gjithmonë. Edhe krimi, edhe informaliteti, edhe paratë e pista...