Eksportet, largimi i kompanive tkurr fasonin; industria automotive e vetmja me rritje
Eksportet kanë nisur vitin me tendencë rënëse, duke u tkurrur me 4.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipas të dhënave të INSTAT. Gjatë muajit Janar 2026, në uljen e eksporteve prej 4,5%, negativisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -2,9 pikë përqindje , “Tekstile dhe këpucë” me -1,8 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -0,4 pikë përqindje, etj. Pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,4 pikë përqindje dhe “Lëkurë dhe artikujt prej tyre” me +0,1 pikë përqindje. Nga tabelat e detajuara të INSTAT, sipas sektorëve, ecurinë më pozitive e ka shënuar grup malli “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”, që është rritur me 13%, duke amortizuar tkurrjen e sektorëve të tjerë kryesorë...
Burimi:
syri.net