Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës
“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim akcizën me 20%.” Kur e dëgjon në parim, duket si një lehtësim i madh, por kur bën llogaritë, kursimi nuk është më shumë se rreth 600 lekë në muaj. Lëvizja e qeverisë për uljen e akcizës me 20% nuk duket se do të sjellë ndonjë lehtësim të ndjeshëm për përdoruesit e “arit të zi”. “Nuk e di mbi çfarë baze janë bërë llogaritjet nga ana e qeverisë, por pikëpamja ime personale është që akciza duhet hequr komplet. Akciza është ajo që e dyfishon çmimin e naftës. Nëse nafta në tregun global, para konfliktit, ishte 60–65 lekë për litër, akciza e çonte në 100 lekë, pastaj futej edhe TVSH-ja, që e...
Burimi:
javanews.al