Ekonomia në ecuri pozitive/ BSH mban të pandryshuar në 2.5 % normën bazë të interesit për lekun

Ekonomia në ecuri pozitive/ BSH mban të pandryshuar në 2.5 % normën bazë të interesit për lekun

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar në 2.5 % normën bazë të interesit për lekun.  Lajmin e ka bërë të ditur Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, përmes një deklarate për mediat, ku foli për vendimmarrjen e politikës monetare për muajin dhjetor 2025.  Sipas Sejkos, ekonomia është në mjedis pozitiv, inflacioni është ulur ndërkohë është rritur punësimi.  Bazuar mbi këto rezultate sipas Sejkos, Banka e Shqipërisë vendosi të mos e ndryshojë normën bazë të interesit prej 2.5%.